Stop - Emisioni i plotë - 14 Shkurt 2025 (Sezoni 10)
Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Shën Valentini, si u festua e çfarë u dhurua nga të dashuruarit
Si cdo vit në këtë datë, në Tiranë u festua Shën Valentini.Nuk munguan lulet e dhuratat, por edhe shëtitjet e të dashuruarve në kodrat e liqenit. Ne pyetëm të rinjtë, se si e festonin këtë ditë e cfarë dhuratash kishin marrë me këtë rast.
Gjithë myk e lageshti, 2 apartamente po rrënohen, mbajnë 35 depozita
Jemi në një pallat në Rrugën e Kavajës në kryeqytet, për depozitat e 35 familjeve, të vendosura mbi sipërfaqjen e dy apartamenteve. Shtëpitë e dy familjave, që mbajnë depozitat, janë gjithë lagështirë e kthehen në pishina sa herë rrjedhin depozitat.Vjollca Matelli dhe familja Lloja janë familjet e dëmutara dhe pamjet, që ne xhiruam, janë vërtet skandaloze nga myku e lagështia.Vjollca tregon, se që nga viti 2012 bën ankesa në bashki, por nuk ka marrë zgjidhje.Gazetarja e “Stop” interesohet në bashkinë e Tiranës, e cila pasi merr informacion, shprehet, se i kërkuar llogari personit, që bën administratorin, të cilin e ka paralajmëruar, se do ta heqë nga regjistri i administratorëve, nëse nuk e zgjidh problemin e depozitave.
Ndërtim pa leje në murin e kunatës, pritet prishja e objektit nga IMT
Në fund të vitit të kaluar transmetuam një problem në Kavajë, pasi familja e Yllka Eminit, ka në pronësi një vilë 3 katëshe me dokumenta të rregullta e certifikatë pronësie. Por kunati i saj, Bejtullah Emini, po i cënon pronën. Fillimisht ai ishte 3 metra distancë prej Yllkës, por iu afrua në murin e saj, duke ndërtuar pa leje katin e parë dhe tani ka përfunduar të dytin.Kur u bë kati i parë, Yllka bëri ankesë, por ndërtimi nuk u prish, derisa u legalizua. Tani, që ndërtimi është në katin e dytë, vendimi i prishjes, ka dalë para dy vjetësh, por IMT e Bashkisë Kavajë, thotë, se nuk ka mjete të prishë katin e dytë.Gjatë bisedës me palën tjetër, Bejtullah Emini, kunati i denoncueses, pranon, se ka bërë një shtesë në mur dhe gjysma e shtëpisë k
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/