Lajme, #edicioniinformativ ora
23:30, 14 Shkurt 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 14 Shkurt 2025
Veliaj: Më kanë marrë peng pa gjyq. Prokurori e gjyqtari i çështjes, lidhje me kreun e PD
Kryetari i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj reagoi serish per arrestimin e tij, duke thene se u mor peng pa gjyq e pa prova dhe duke akuzuar prokurorin dhe gjyqtarin e ceshtjes se kane lidhje me kryetarin e partise demokratike, Sali Berishen.
GJKKO e SPAK: Policia, sjellje të paprecedente në tubimin për Veliajn. Injoroi Gardën, rrezikoi gjyqtarë e prokurorë
Gjykata e Posacme dhe SPAK deklarojne se policia nuk iu pergjigj kerkeses se Gardes se Republikes per te cuar perforcime gjate tubimit te mbeshtetesve te Erion Veliajt, duke vene ne rrezik jeten e gjyqtareve dhe prokuroreve, me kete akt te paprecedent.
Berisha: Padi penale ndaj ministrit Hoxha e kreut të policisë, Proda. S’ka reformë në drejtësi me Ramën
Sali Berisha paralajmeroi padi penale ndaj Ministrit te Brendshem, Ervin Hoxha dhe kreut te policise, Ilir Proda, per rastin e tubimit para Gjykates se Posacme. Ai thotë gjithashtu që kryeministri Edi Rama të mos guxojë të protestojë sërish para SPAK
Shqipëria emeton eurobondin 650 mln euro. Rama: Sukses, siguruam normën më të ulët të interesit
Qeveria ka përfunduar operacionin për emetimin e një eurobondi me afat 10-vjeçar dhe vlerë 650 milionë euro. Kryeministri Rama tha se ky ishte emetimi më i suksesshëm dhe që tregon besimin ka krijuar Shqipëria tek institucionet e huaja.
OBSH: Alkooli, faktor rreziku për disa tumore. Duhen etiketa si në paketat e cigareve
Një studim i Organizates Boterore te Shendetesise zbulon se alkooli është faktor risku për disa tumore te rrezikshme. Organizata sugjeron që në etiketat e shisheve te alkoolit të ketë paralajmërime për rreziqet njëlloj si për duhanin.
Vance, kritika liderëve të europës për lirinë e fjalës: Keni braktisur vlerat demokrate
Zëvendëspresidenti amerikan kritikoi ashpër europianët se kanë devijuar nga parimet e përbashkëta demokratike. Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Vans tha se nuk mund të fitohet duke censuruar fjalën e lirë e duke burgosur kundërshtarët.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email:
[email protected]
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/